
The cold war tunnel Gjirokaster
17:30
17:30
17:30
17:30
17:30
17:30
17:30
¿Eres el dueño de esta empresa?
Sugerir un cambio
Museos
The cold war tunnel Gjirokaster
DETALLES
Tuneli i luftës së f... ... (Area)
Kjo hapësirë intriguese plotëson të gjitha kushtet për të eksploruar dhe imagjinuar. Shumica e mobiljeve të bunkerëve u vodh gjatë viteve ’90, por ajo që ka mbetur jep akoma një pamje të paranojës dhe punëve të brendshme të regjimit komunist në kulmin e Luftës së Ftohtë. Tuneli i periudhës komuniste tregon një histori alternative të Gjirokastrës. 59 dhomat e tij tregojnë se si përgatitej regjimi komunist në rast të një sulmi bërthamor. Tuneli përfaqëson më së miri mendësinë e shtetit shqiptar gjatë regjimit të Hoxhës. Sidomos pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në fillimin e viteve ’60, regjimi i Enver Hoxhës përdori idenë e kërcënimit prej një pushtimi të menjëhershëm si mjet për të kontrolluar popullatën, duke e mbajtur vendin në një gjendje të përhershme vigjilence të lartë. Vizita në këtë tunel jep një ide të “mentalitetit të bunkerit” që kishte regjimi komunist shqiptar. Ky bunker ishte projektuar për të akomoduar funksionarë të ndryshëm; nga qeveria lokale, tek drejtuesit ushtarakë, hetuesia dhe elita partiake në rast të një sulmi të mundshëm bërthamor. Dhoma e dekontaminimit, dhoma e gjeneratorit dhe dhomat e filtrimit të ajrit japin një ide për instalimet e ndryshme e të nevojshme në rast të një sulmi bërthamor.


{local.card.nearby.tours}
Gjirokastër Museum
Muzeu i Armëve
Ismail Kadare's House
Bazar Mosque
Babameto House
Rruga Pazari i Vjetër Pllake
Rruga Sokaku i te Mareve
Rruga Sokaku i te Mareve